Greqia ka nisur sot një avion për shuarjen e zjarreve në Sazan. Lajmi konfirmohet nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se vendi fqinj po ndihmon në normalizimin e situatës me ndërhyrje nga ajri.
Në rrjetet sociale, Peleshi shkruan këtë të martë se:
Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm.
/a.r