• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret në fshatrat e Vlorës, Ministria e Mbrojtjes: Janë ndezur nga një grup i strukturuar kriminal

by A R
22/08/2025 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre vatra zjarri të shfaqura mbrëmjen e djeshme në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë zjarrëvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal.

Në një reagim në llogaritë në rrjetet sociale, teksa përditëson të dhënat mbi situatën në terren, Ministria e Mbrojtjes nënvizon se këto zjarrvënie po bëhen natën, për shkak se ndërhyrja nga ajri në këto kushte është e pamundur.

“Mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej bëhet me dije se pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara.

Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive. Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie.

Sipas Ministrisë, forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

Next Post
Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, ulen ndjeshëm temperaturat

Comments 1

  1. Oboo says:
    4 months ago

    Fshataret e dine kush jane.Nese nuk bashmepunojne lerini te perzhiten se nuk jua ka borxh populli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In