• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret ende aktivë, 7 vatra në gjithë territorin

by A R
25/08/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 46 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, rreth 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. “Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile.

QARKU SHKODËR

Vatra zjarrit në fshatin Karmë të Vaut të Dejës ka prekur edhe pyjet në bashkinë e Pukës. Forcat e zjarrfikësve të Shkodrës kanë ndërhyrë, por për shkak të terrenit të thyer nuk kanë mundur të shuajnë flakët. Për këtë është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të një helikopteri.

Në orët e pasdites për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të drejtimit të saj zjarri ka kaluar në fshatin Karmë, të Pukës. Shërbimi zjarrfikës të mbështetur nga forca vullnetare kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kullotë dhe disa lisa. Vatrat e zjarrit po monitorohen edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR

Në fshatin Muhurr Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikëset e kanë pasur të pamundur të shuajë flakët, për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në fshatin Lenë, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Në orët e mbrëmjes është kryer dhe evakuimi i disa banorëve për arsye sigurie pasi vatrat e zjarrit ndodheshin pranë banesave. Në orët e para të mëngjesit një helikopter ka ndërhyrë për të shuar vatrat e zjarrit.

QARKU LEZHË

Në fshatin Skuraj Kurbin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët. Sot në mëngjes, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar.

QARKU FIER

Në fshatin Kreshpan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset të mbështetur nga forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe një plantacion me ullinj.

QARKU VLORË

Në fshatin Radhimë Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Next Post
Shqiptarët nuk kursejnë për t’u dukur, blejnë rroba më shumë sesa evropianët

Shqiptarët nuk kursejnë për t'u dukur, blejnë rroba më shumë sesa evropianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In