• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret/ Emergjencat Civile: Në 24 orët e fundit janë 12 vatra

by Java News
19/07/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emergjencat Civile njoftojnë se në 24 orët e fundit janë vërejtur 12 vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 77 zjarrfikës me 11 automjete, 32 forca vullnetare, efektivë të Policisë së Shtetit si dhe dy helikopterë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, 128.

QARKU SHKODËR
•     Vijon vatra e zjarrit në fshatin Bleran të Shkodrës. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë kanë prekur edhe fshatin Gajtan. Për shkak të situatës është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterëve. Zjarrfikëset janë duke punuar ende për të shuar zjarrin. Sipas informacionit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre, ferra dhe pisha.

•     Në fshatin Lumzi, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Terreni malor ka detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore duke mos mundur të izolojnë plotësisht flakët. Forcat zjarrfikëse kanë monitoruar vatrat e zjarrit gjatë gjithë natës.

•     Në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit malor ka punuar me mjete rrethanore për të shuar flakët. Pas disa orësh punë zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

•     Në fshatin Lumëardhe, Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe lis. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe drurë lisi.

•     Në Koplik rënë zjarr në një sipërfaqe me bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 dynym.

QARKU FIER
•     Në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me pisha.

•     Në fshatin Drizë, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ulliri.

QARKU ELBASAN
•     Në fshatin Tunjë e Re, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe lis. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, dushk dhe lis.

•     Në fshatin Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU VLORË
•     Në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nga flakët  është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

•     Në fshatin Drithas, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 15 rrënjë ulliri

QARKU DURRËS
•     Në fshatin Halil, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, si dhe 40 rrënjë ulliri dhe pemë frutore.

ma.me

Next Post
Rivitalizimi i HEC-eve të komunizmit kërkon 224 milionë euro investime

TABELA/ Thatësira fundos financat e KESH-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In