• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret dhe përllogaritja e dëmeve

by Plator Nesturi
11/08/2021 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Komunikatat për situatën e zjarreve në vend po i ngjajnë buletineve të luftës. Jo vetëm për sipërfaqet e pushtuara për flakët, por dhe për numrin e forcave efektive që luftojnë me flakët si dhe numrin e të arrestuarve që ndezin qëllimisht vatrat e zjarrit. Ende nuk është bërë ndonjë përllogaritje e dëmeve, që gjithsesi duken të larta. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe Kodi Penal parashikon një varietet dënimesh që mund të shkojnë deri në 20 vjet në burg për veprën e djegies së qëllimshme të pyjeve. Neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Shkatërrimi i pronës me zjarr parashikohet si vepër penale edhe në nenin 151 të Kodit Penal, vepër e cila, në varësi të pasojave, dënohet deri në 15 vite burg. Kodi Penal ndëshkon jo vetëm zvjarrvënien e qëllimisht, por edhe nga pakujdesia. Dëmtimi nga pakujdesia, përmes zjarrit, të pyjeve dhe bimësisë, dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Nëse shohim, ligjet i kemi dhe madje mjaft të rrepta për zjarrvënien e qëllimshme por dhe ndaj atyre të pakujdesshme e që dëmtojnë rëndë pronën.

Çështja është se dënimet nuk janë zbatuar. Zjarrvënie ka çdo vit ndonëse jo me këto pasoja të rënda që u përshfaqën gjatë kësaj vere të nxehtë, të thatë dhe me temperatura të larta. Por ligji është ligj dhe sidomos me këto dëme të rënda të shkaktuara duhet të veprojë ndaj piromanëve, qofshin këta barinj të pashkolluar malesh, apo zjarrvënës hileqarë të fushave apo qyteteve. Pasi ndonëse në situatë të ndezur, hetimi duhet të nxjerrë dhe arsyet e vërteta të zjarrvënieve. Të çobejve që venë zjarr nëpër pllajat e kullotat për barishte dhe për hileqarët që kanë të tjera qëllime të mbrapshta. Ashtu si vite më parë në Korfuz dhe ishuj të tjerë, që paguhej tu vihej zjarri pyjeve në mënyrë që merrnin leje për ndërtuar vila. Në vendet e mbrojtura dhe ku ka pyje, ish më e lehtë të vijë zjarrin për të marrë leje sesa të lejonin të prisje një pemë. Për këtë lloj piromanësh, edhe 20 vjet do të ishin pak./ fjala.al

Next Post
“E prisnim pas vitit 2040″/ Eksperti grek i shqetësuar: Temperatura do arrijë deri në 43 gradë Celcius

Kanosi me armë zjarri kushëririn, prangoset 64-vjeçari në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In