Zjarrfikës nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana ishin nisur për të dhënë ndihmën e tyre në Greqi, si pasojë e vatrave të shumta të zjarrit. Megjithatë, ata janë kthyer pas sepse Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.
“Pas thirrjes për ndihmë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.
Vetëm para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t’u kthyer pas.
Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të ndihmës nga ana e Republikës së Shqipërisë në rast të nevojave të tjera në Greqi”, thuhet në njoftim.
/a.r