Sipërfaqe pyjore në Vaun e Dejës dhe në Pukë janë përfshirë nga flakët. Nga të dhënat paraprake, mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi si pasojë e erës.
Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, i cili dyshohet se në të dy rastet është shkaktuar nga pakujdesi nga ana e barinjve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e Armatosura kane angazhuar 20 trupa ne shuarjen e zjarrit ne zonën e Vaut te Dejes.
Kjo nuk është hera e parë barinjtë e zonës shkaktojnë vatra zjarri, sidomos në periudhën e verës, zjarre që favorizohen dhe nga temperaturat e larta.
BW/d.i.