Qyteti i Vlorës është pushtuar ditën e hënë nga tymi, shkak është bërë djegia e gomave në Jalli të Nartës.
Behet me dije se në zonën e inerteve në Jalli të Nartës bie sërish zjarr.
Mësohet se po digjen goma, teksa tymi i zi pushton gjithë qytetin.
Nga raportimet e para, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, policia po heton për ngjarjen./m.j











