Mesditën e sotme, një shkëndijë elektrike u bë shkak që në Urgjencën e spitalit të Durrësit të bjerë zjarr.
Kjo bëri që të shkaktohet tym i madh, duke krijuar shqetësim për pacientët.
Spitali i Durrësit ka dalë me deklaratë lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se:
Në urgjencën e spitalit të Durrësit gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja.
Nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera.
Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht.
/a.r