Është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së somte qendra shëndetësore në Laprakë. Fatmirësisht në ngjarje nuk ka pasur të lënduar ndërsa zjarri u neutralizua shpejt duke shmangur dëmet e mëdha.
Kjo qendër kishte vetëm pak ditë që ishte inauguruar nga kryeministri Edi Rama.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes, ku është bërë i mundur shuarja e flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.