Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në kryeqytet. Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë pasi apartamenti ku ai banonte është përfshirë nga flakët.
Policia bën të ditur se rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e pestë, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/f.s