Një apartament në një pallat në lagjen nr.5 në Durrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, duke alarmuar të gjithë banorët e zonës.
Zjarri i rënë ka bërë që banorët të evakuohen me shpejtësi, ndërsa dy të moshuar kanë vuajtur asfiksinë nga tymi dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Nga raportimet bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në banesë ka vetëm dëme materiale.
/e.rr











