Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një magazinë shtetërore në Lundër. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga 4 autobotë zjarrfikës.
Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe karrige, por nuk janë dëmtuar dokumente. Ndërkohë, zjarri dyshohet se ka rënë nga grumbullimi i baterive të makinave
Zjarri mësohet se është shuar dhe sakaq po kryhen hetime nëse është i qëllimshëm apo jo.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive./m.j











