Një 75-vjeçar, i cili jetonte i vetëm, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Policia bën me dije se rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.