Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani” dhe nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është e bërë e mundur vënia në kontroll e flakëve.
Banesa ndodhet në pronësi të shtetasit M.F., ndërsa mbeten të paqarta shkaqet që shkaktuan zjarrin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.