Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në kodrat e Ardenicës, në Fier, në vendin e njohur si kodrat e Çipllakës.
Mësohet se zjarri është përhapur në disa kodra, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemëtari.
Zjarri po përparon me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era. Për lokalizimin e flakëve po punojnë disa zjarrfikëse, ndërkohë që shtrirja e flakëve është e madhe.
/a.r