Një zjarr i madh ka rënë gjatë mbrëmjes së të enjtes në fshatin Gjagjzë të Fanit, ku për pasojë janë shkrumbuar disa hektarë pyje.
Zjarri u favorizua nga era duke u përhapur në një hapësirë të madhe gjatë orëve të natës.
Ndërhyrja për shuarjen e flakëve në këtë zonë është mjaft e vështirë, pasi mungojnë rrugët për kalimin e zjarrfikëseve.
Banorë të zonës janë përpjekur gjatë natës për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.