Një sipërfaqe e madhe pyjorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në Dhërmi.
Burime nga fshati jugor bëjnë me dije se flakët kanë rënë mbi plazhin e Dhërmiut dhe pranë rrugës nacionale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe efektivë të policisë së Himarës, shkruan Java News
Ndërkohë nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht raportohet se nga flakët rrezikohet një banesë dhe një biznes privat. /b.d