Banesa e shtetasit Xhavit Shala, drejtues i Deprtamentit të Sigurisë në Akademinë e Rendit është ëprfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites. Zjarri ka rënë në papafingon e banesës e cila ndohet në rrugën “Fuat Toptani”, në zonën e vilave gjermane në Tiranë. Sipas policisë zjarri është shuar nga forcat zjarrfikëse dhe nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake rezulton se shkak i rënies së flakëve është brë një shkëndije elektrike.