Një apartament u përfshi nga flakët këtë të diel në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “9-katëshet”, në katin e parë të pallatit. Flakët pushtuan banesën, ndërsa zona u mbulua nga tymi.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke neutralizuar flakët që të mos përhapeshin tek apartamentet e tjera apo te bizneset që ndodheshin ngjitur. Nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale.











