Një zjarr i madh ka rënë pas mesnate në malin e fshatit Shëndre, i cili po vazhdon edhe aktualisht por në përmasa të vogla.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 zjarrfikëse dhe grupe të FNSH-së. Zjarri përfshiu shkurre, pyje dhe kullota.
Policia thotë se aktualisht nuk përbën rrezik për fshatrat përreth Shëndre, Cerkovicë, Kullarat dhe Dhivër pasi situata ndodhet nën kontroll.