Një tjetër zjarr i madh raportohet në qarkun e Gjirokastrës.
Flakët kanë rënë ditën e sotme në fshatin Andon-Poçi në veri-lindje të Gjirokastrës.
Bëhet me dije se nga zjarri rrezikohet një pulari private në zonë dhe disa drurë frutorë.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit, për të bërë të mundur edhe shpëtimin e pularisë si dhe drurëve frutorë./a.m.










