Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur si Këneta e Zezë, në Strum të bashkisë Roskovec.
Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 2 kilometrash hapësirë tokësore.
Në rrezik serioz ishin serat dhe banesat që ndodhen aty pranë.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll, të cilat favorizoheshin nga era e fortë por për fat të mirë nuk shkaktuan dëme serioze.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Zjarr i madh në Roskovec, rrezikohen sera dhe banesa on Vidnews.