Një skandal korrupsioni dhe ryshfetesh ka bërë që të arrestohet ish-CEO i Interit, Liu Jun, i cili është aktualisht edhe kryetari i Superligës së Kinës.
Jun ka qenë në të shkuarën edhe kryetar i Jiangsu Suning si edhe për disa kohë ka qenë CEO i Interit në vitin 2016, atëherë kur klubin zikaltër e bleu kompania Suning Holding Groups.
Një hetim 6 mujor që i është bërë Ccen Xujuan, që është aktualisht edhe kryetari i Federatës Kineze të futbollit, ka sjellë një zinxhir arrestimesh.
Së bashku me Liu Ju, janë arrestuar edhe të tjerë ndërkohë që në hetim janë edhe zyrtarë të lartë të futbollit kinez, drejtorët e komitetit ekzekutiv si edhe ish-trajnerin e kombëtares së Kinës, Li Tie.
/f.s