Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se rivali Barcelona nuk është në krizë, përkundër disfatës së thellë nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve.
Shpresat e kampionit spanjoll që të kalojë në çerekfinale të garës europiane janë të pakta pasi francezët siguruan fitoren 4 me 0.
Zidane ka mohuar raportimet se Barça është në krizë edhe pse trajneri Luis Enrique është në presion të madh shkaku i formës së dobët.
“Barcelona në krizë? Jo, nuk mendoj kështu”, ka thënë shkurt Zidane gjatë konferencës për media, citohet Express. (b.an)