• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zijadin Sela: Do ta kërkojmë zbardhjen e atyre “rasteve të montuara ndaj shqiptarëve”

by Java News
22/05/2017 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare (LR-PDSH), njëherësh udhëheqës i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela, në adresimin e tij të parë para opinionit pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, deklaroi se “ata u vranë më 27 prill, por u ringjallën përsëri më 27 prill”. Sela theksoi se koalicioni që drejton ai do të vazhdojë që nevojat e shqiptarëve këtu në Maqedoni t’i artikulojnë politikisht akoma më fuqishëm, raporton AA.

Ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë lideri i LR-PDSH-së i vlerëson si “atentat ndaj nevojave të shqiptarëve në Maqedoni dhe atentat ndaj artikulimit politik të këtyre nevojave që si LR-PDSH i kanë bërë gjatë kësaj periudhe”.

 

Sela foli edhe për bisedimet pas mandatimit të kreut të LSDM-së për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. Ai theksoi se koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” çdo herë ka qenë për qeverisje të re, të reformuar dhe në shërbim të qytetarëve. “Jemi për qeverisje të re dhe qeverisja e re do të ketë përkrahjen tonë. Pak rëndësi ka a do të jemi ne fizikisht prezent pjesë e qeverisë ose jo, sepse për këtë do të duhet të marrin vendim organet e partisë. Mirëpo, ne qeverinë e reformave do ta përkrahim ashtu siç do t’i përkrahim dhe do të jemi katalizator kryesor i realizimit të interesave të shqiptarëve në këtë qeverisje të re”, deklaroi Sela.

Në pyetjen se a do të kërkojë përgjegjësi politike për sulmin që u bë ndaj tij më 27 prill, Sela tha se së pari do të kërkojë që të zbardhen, siç tha ai, “rastet e montuara ndaj shqiptarëve”.

“Përpara se të kërkoj përgjegjësi politike për 27 prillin dhe përgjegjësi individuale në aspekt të së drejtës të dikujt, unë do të kërkoja që të lirohen dhe sa më shpejtë të zbardhen procesi i montuar politik i Monstrës, vrasjes së Harun Aliut dhe shumë proceseve të montuara politike”, u shpreh Sela, duke shtuar se ai nga deklarata e partive shqiptare në Maqedoni nuk heq dorë.

Ziadin Sela ishte deputeti që pësoi më së shumti nga sulmi i protestuesve të dhunshëm të cilët u futën për të ndaluar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar. Ai rreth dy javë ditë qëndroi në kujdes spitalor në qytetin e Tetovës, ndërsa më pas udhëtoi edhe jashtë shtetit për të realizuar disa ekzaminime plotësuese në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Kujtojmë se mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në një situatë kaotike për kryetar të Kuvendit, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, mbështetës të VMRO-DPMNE-së, që ishin tubuar para ndërtesës së Kuvendit u futën me dhunë brenda ndërtesës. Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjës të policisë dhe përfaqësues të medias, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Alpinistja e parë shqiptare në majën e Everestit

FOTOT/ Alpinistja e parë shqiptare në majën e Everestit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Kamboxhias e Tajlandës takohen në përpjekje për të konsoliduar paqen

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Kamboxhias e Tajlandës takohen në përpjekje për të konsoliduar paqen

December 28, 2025
Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

December 28, 2025
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com