Trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane, iu grisën pantallonat për të dytën ndeshje radhazi në Champions League. Mbrëmë në “Etihad Stadium” pantallonat e francezit u shqyen njësoj si në takimin me Wolfsburg në “Santiago Bernabeu”, si pasojë e lëvizjeve të shpeshta intensive që përcillnin aksionet në fushë.