Zinedine Zidane ka shkruar emrin në historinë e Real Madridit pas triumfit ndaj Kashimas në Kupën e Botës për Klube.
Strategu francez ka regjistruar ndeshjen e 26, këtë sezon, me Los Balncos pa humbje, duke thyer rekordin e Fabio Capellos, përcjell Express.
Italiani, në sezonin 1996/97, kishte shkuar në 25 ndeshje pa humbje me radhë në një edicion.
Kurse, nëse llogaritim edhe ndeshjet e sezonit të shkuar, atëherë Zidane dhe Real Madrid nuk dinë për humbje qe 37 ndeshje.