Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Trajneri francez, Zinedine Zidane në fund të këtij sezoni do të ofrojë dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Zizou nuk do të pres shkarkimin nga Presidenti Florentino Perez, por do të largohet me dëshirën e tij, shkruan Don Balon.
Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, të cilën e kishte nënshkruar në fillim të këtij sezoni.
Në rast se ai largohet, atëherë kandidatët për ta zëvendësuar atë janë Joachim Loë, Sarri, Mauricio Pochettino dhe Guti, përgatiti ”Express”. (b.an)










