“Roma” bëri një merkato intensive, por rezulatet nuk janë ato që priteshin. Një fitore, një barazim dhe një humbje nuk është ajo që pritej nga drejtuesit verdhekuq.
Prandaj dhe qëndrimi i Eusebio Di Françeskos po vihet në dyshim te skuadra e “Romës” pas rezultateve zhgënjyese në këto javë të para të Seria A.
Kështu, sipas asaj që bën me dije nga “TeamTalk” vendin e tij mund ta zënë disa emra të mëdhenj trajnerësh të cilët tani janë të lirë. Dhe një nga emrat më favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase është ish-tekniku i “Realit të Madridit”, Zinedin Zidan, pas tij në listë janë Conte e Venger.
Tashmë presioni është i gjithi mbi Di Françeskon, që në javët në vijim duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin në stol.
/b.d