Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka deklaruar se ekipi i tij duhet të pajtohet me rezultatet e Ligës së Kampionëve dhe të harrojë fazën e parë, të cilën e mbylli në pozitën e dytë.
“Mbretërit” lëshuan rastin që në ndeshjen e fundit ndaj Dortmundit të fitonin dhe të kalonin në pozitën e parë, duke barazuar 2 me 2 edhe pse ishin në epërsi prej 2 me 0.
“Kam ndjenja të përziera. Gjëra që ndodhin. Humbëm disa shanse për të fituar ndeshjen, dhe barazuam e jemi të dytit. Dhamë gjithçka, por nuk ia dolëm. Jam krenar me lojtarët e mi, punën dhe me gjithçka që ata bënë.
Patëm kundërshtar të vështirë dhe në fund na duhej diçka më shumë, por tashmë është e kaluar”, ka thënë Zidane pas takimit, citohet Koha. (b.an)