• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zidane hedh “bombën” për Courtois: Nuk ka të padiskutueshëm te Real Madridi

by Java News
04/10/2019 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zidane dha mendimin e tij për Courtois dhe e bëri të qartë se ai nuk ishte në gjendje të luante në pjesën e dytë të ndeshjes së mesjavës, kur e zëvendësoi. Po ashtu, bëri një paralajmërin indirekt, se askush nuk e ka vendin të padiskutueshëm te Real Madridi. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri francez nënvizoi:

Qasja ndaj Granada – “Nesër luajmë të parët kundër të dytëve në renditje dhe kjo do të thotë gjithçka. Granada është një ekip, që po bën një kampionat të mirë deri tani, ashtu si ne. Duam të luajmë mirë. Kemi pasur pak kohë për t’u rikuperuar, por ndeshja është nesër dhe jemi gati”.

Gjykimet e padrejta ndaj Courtois – “Të padrejta apo jo, gjykimet në futboll ekzistojnë dhe ai e di këtë. Është i fortë, e di se situata është faji i të gjithëve, sidoqoftë, nuk kemi pse t’u kthehemi polemikave të ndeshjes kundër Club Brugge”.

A ka folur me Courtois – “Unë mund të flas me lojtarët, mund të flasim edhe për këto gjëra, pas një paraqitjeje si ajo kundër Club Brugge. Ne e dimë se çfarë bëmë. Edhe pse pjesa e dytë nuk ishte spektakolare, e ndryshuam lojën dhe barazuam. Ne nuk jemi aq keq, prandaj duhet të përqendrohemi në atë që mund të bëjmë në fushë”.

Vonesa e Bale para ndeshjes – “Kjo mbetet brenda grupit, ju keni informacione, që nuk duhet t’i kishit”.

Bale në të majtë – “Nuk kam menduar për këtë, jo. Ka mundësi të tjera, që duhen eksploruar më parë”.

Courtois i padiskutueshëm – “Askush nuk është i padiskutueshëm te Real Madridi. Nuk ju kam thënë kurrë se ky apo ai lojtar nuk diskutohet për formacionin. Ne jemi 25 lojtarë dhe do t’iu besoj të gjithëve, gjithmonë, nga fillimi deri në fund. Më duhet të qesh, sepse ju doni të merrni një përgjigje, që nuk e kam”.

A e ndien vetë presionin – “Po, por kjo ndodh gjithmonë, nuk është e nevojshme ta them javë pas jave. Unë e di se ku jam dhe nuk do ta ndryshoj historinë e trajnerëve këtu. Do të luftoj deri ditën e fundit, sepse më pëlqen ajo që bëj dhe ndjehem i aftë për misionin që kam marrë përsipër”.

Opinioni për Areola – “Ai është një portier i shkëlqyer, pas Thibaut, sidoqoftë. Ne kemi dy portierë të mirë për të luajtur. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë e dinë se ku janë. Stërvitet mirë dhe dëshiron të luajë, pastaj vendos unë. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm. Areola është përshtatur shumë shpejt “.

Fushata kundër Courtois – “Ai nuk është i vetmi përgjegjës për atë që ndodhi herën e kaluar. Ne kemi gabuar, por jo vetëm për faj të tij”./telesport

g.kosovari

Next Post
Punimet në rrjet, disa zona të Tiranës nuk do kenë drita sot

Ja zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike më 7 tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In