Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes me Tottenhamin në kuadër të Ligës së Kampionëve Zinedine Zidane e ka konfirmuar se Keylor Navas është shëruar dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Tottenhamit.
Navas nuk kishte luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Getafes, shkaku i një lëndimi që kishte pësuar me Kosta Rikën.
“Navas? Ai është me ne dhe po stërvitet normalisht. Nuk ka asnjë dhimbje” tha Zidane gjatë konferencës për media, përgatiti “Express”. (b.an)










