• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet për vitin e 4-rt radhazi “Festa e Verës” në Farkë, Veliaj: Marketingun më të mirë të produkteve “Made in Albania” e bëjmë ne vetë

by Java News
06/10/2023 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të katërtin vit radhazi në Farkë, u zhvillua “Festa e Verës”, një festë lokale që promovon traditën e pasur të bërjes së verës, shijimit të saj dhe nxitjen e turizmit në qytetin e Tiranës. Kjo festë mblodhi bashkë një numër të madh kantinash vere dhe restorantesh, të cilat promovuan produktet e tyre, si dhe kulturën e prodhimit të verës lokale.foto galeri foto galeri foto galeri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua festës, tha se asgjë më mirë se promovimi i produkteve vendase nuk e rrit ekonominë lokale. “Është shumë e vështirë të flasësh mirë për dikë që punon. Por, këta njerëz që punojnë këtu janë tanët, ky rrush është i yni, vera që pihet është e jona, shqiptare.

Taksat që paguhen, ndihmojnë ekonominë tonë. Nëse arrijmë të kuptojmë se përtej partive, ne jemi pjesë e një ekosistemi, ku duke folur mirë për veten nxisim shitjet e këtyre produkteve, atëherë vërtet kemi kuptuar formulën e suksesit.

Kjo do të thotë se shteti, bashkia, privati, shoqëria civile, aktivistët, agjentët e marketingut, janë të sintonizuar për të luajtur të njëjtën muzikë, që është muzika e bukur, e mirë, e asaj që quhet ‘Made in Albania’, ‘Made in Tirana’”, u shpreh Veliaj.

Duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen e brandit të markës shqiptare të verës, kryebashkiaku i Tiranës ftoi qytetarët të konsumojnë sa më shumë prodhime vendase, si e vetmja mënyrë për të mbështetur fermerët. “Vera dhe vreshti është një dashuri, është një pasion, por është edhe një mision. Është vërtet përkushtim i një jete. Kështu që, kur ti blen një shishe verë, ti nuk ke blerë thjesht një pije, ti ke blerë koncentratin e një jete plot pasion, plot sakrifica, kryesisht biznese familjare, jo industriale, jo marka të mëdha. Ke blerë një copë të jetës dhe dedikimit të të gjithë këtyre banorëve dhe gjithë atyre që punojnë me sakrificë,” u shpreh më tej ai.

Festa e Verës i shërben jo vetëm promovimit të traditës së përgatitjes dhe degustimit të verës së prodhuar në rrethinat e kryeqytetit, por edhe nxitjes së turizmit të qëndrueshëm në kryeqytet, si motor i zhvillimit të ekonomisë lokale dhe burim të ardhurash./m.j

Next Post
Batuta fyese/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrixës: E nisa padashje, nuk e prisja të merrte këto përmasa, por…!

Batuta fyese/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrixës: E nisa padashje, nuk e prisja të merrte këto përmasa, por...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In