• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet në parkingun nëntokësor/ “Under 30”, aktiviteti në Sheshin Skënderbej me rastin e 8 Dhjetorit

by S T
07/12/2024 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizon të dielën (8 Dhjetor) në Sheshin Skënderbej (Parkingu nëntokësor), aktivitetin Under 30.

Aktiviteti nis në orën 12.00 dhe është menduar si një hapësirë informuese, argëtuese dhe shërben për të rritur ndërveprimin mes të rinjëve dhe aktorëve që ndikojnë dhe veprojnë në këtë fushë.

Aktiviteti është konceptuar një ndërthurje mes ofertës së institucioneve shtetërore, universiteteve, sektorit bankar, oranizatave rinore dhe ndërkombëtare dhe nevojave rinore.

Gjithashtu të pranishme do të jenë organizata sportive me 5 disiplina të ndryshme të cilat shërbejnë dhe inkurajojnë një stil jete aktiv për të rinjtë dhe do të ofrojnë mundësi për të rinjtë të përfshihen në sport dhe të provojnë aktivitete sportive për zhvillim fizik dhe shëndet të qëndrueshëm.

Në kuadër të fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në aktivitet do të ftohen gjithashtu përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të rinjve në aktivitete dhe projekte ndërkombëtare.

Në këtë event, do të ketë një skenë kryesore dinamike, e cila do të shërbejë për të gjitha panelet dhe diskutimet. Përveç paneleve të hapjes dhe mbylljes, çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të propozojë aktivitete interesante që mund të zhvillohen në skenë. Secili aktor do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të krijuar një stendë dinamike dhe ne inkurajojmë secilin të sjellë elemente unike për të treguar se si të rinjtë mund të angazhohen dhe çfarë mund të realizojnë në praktikë.

Capture

Aktiviteti ka një agendë tejet tërheqëse dhe të plotë për të gjithë grupet rinore, përfshirë fëmijet dhe prindërit. Në hapësira të caktuara janë planifikuar gjithashtu;

•Pocast: Zëri i të rinjëve dëgjohet. Podacasti është menduar si një hapësirë që i dedikohet të rinjëve që bëhen pjesë e aktivitetit për të diskutuar mbi sfidat dhe potencialin rinor, rolin e institucioneve, mundësitë dhe përgjegjësitë në këtë drejtim, programet dhe projektet në shërbim të rinisë, energjia që çlirohet prej tyre.

•Arti i grafitit: Hapësira për artistë të rinj për të krijuar dhe shfaqur artin e tyre të rrugës.

•Ekspozita e artistëve të rinj: Prezantim i krijimtarisë së të rinjve në fusha të ndryshme të artit vizual.

•Simulimi i sporteve: Hapësira ku të rinjtë mund të përjetojnë aktivitete sportive të simuluara, si basketboll virtual, futboll elektronik dhe simulatorë të tjera që promovojnë sportet dhe aktivitetin fizik.

•Muzika dhe performanca Live: Atmosferë muzikore e kuruar nga të rinjtë dhe për të rinjtë, përfshirë performanca live dhe DJ.

•Treasure Hunt: Një lojë “gjueti thesari” në të gjithë ambientin e aktivitetit, ku të rinjtë do të zgjidhin pista dhe sfida për të zbuluar zona të veçanta dhe stenda interesante.

•Kënd sportesh të veçanta: Hapësira ku të rinjtë mund të provojnë sporte të ndryshme si pingpong, volejboll miniaturë dhe lojëra të tjera aktive.

•Kënde për fotografi interaktive: Hapësira kreative për të rinjtë që të bëjnë fotografi interaktive dhe të ndajnë përvojat e tyre në rrjetet sociale, duke krijuar kujtime dhe promovuar aktivitetin.

Më poshtë agjenda e plotë

• 12:00 – 12:30 | Vizitë në Stenda
• 12:30 – 13:30 | Ceremonia e Hapjes
• – Hapja nga një përfaqësues i të rinjve
• – Performancë artistike
• – Personalitetet
• 13:30 – 14:00 | Performancë Artistike nga të Rinjtë
• 14:00 – 15:00 | Ceremonia “Vullnetari i Vitit”
• 15:00 – 16:00 | Hapësirë për Organizatat dhe Grupet Rinore

• 21:00 | Festë
• Një mbrëmje festive për të përmbyllur aktivitetin me muzikë live, DJ, dhe aktivitete ndërvepruese, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe energjike për të rinjtë pjesëmarrës./ S.T.

Next Post
Ndikimi negativ i internetit rëndon problemet e shëndetit mendor

Ndikimi negativ i internetit rëndon problemet e shëndetit mendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In