• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet me sukses gara “Tirana Triathlon”, qytetarët mbushin Parkun e Farkës

by Java News
10/06/2018 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liqeni i Farkës u shndërrua sot në mikpritësin e garës së parë të Triathlon-it në Tiranë, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë, por vendin e parë për femra e zuri Jelena Tomaseviç, kurse për meshkuj Strahinja Trakiç.

Në nisje të saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe qytetarët e shumtë të ardhur në Parkun e Farkës, i cili falë investimeve të bashkisë është tashmë jo vetëm një destinacion argëtues për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për aktivitete sportive në natyrë. Veliaj theksoi se falë aktiviteteve të tilla sportive dhe kulturore të organizuara në kryeqytet, mediat prestigjoze ndërkombëtare e rendisin Tiranën si një ndër dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë.

“Jam shumë i lumtur që Lonely Planet e ka renditur Tiranën si një nga dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Evropë. Kjo do të thotë se puna që kemi bërë bashkë, jo vetëm bashkia, por i gjithë qyteti me 1 milion banorë, ia kanë rritur emrin e Tiranës, që sot është një nga dhjetë qytetet më të vizitueshme në Evropë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi organizimin e garës së parë të Triathlon-it, kryebashkiaku tha se kjo nismë do të kthehet në një traditë të suksesshme, duke sjellë edhe mjaft vizitorë të huaj. “Duhet të pranojmë që është vetëm hera e parë që organizojmë një aktivitet të tillë. Kur organizuam Maratonën e Tiranës, në garën e parë kishim vetëm 100 vetë. Në garën e dytë kishim 2500 garues vetëm nga jashtë; është vetëm çështje sa të kalojmë testin e parë të një gare profesioniste dhe vitin tjetër të kemi mijëra të tjerë, që ndoshta do na vijnë nga vende të ndryshme”, deklaroi Veliaj.

Tirana Triathlon është edhe një mundësi e mirë promovimi e sporteve të ndryshme, aktivitetit fizik dhe promovimin e pikave turistike të kryeqytetit, si natyra fantastike e Liqenit të Farkës. Veliaj siguroi se shumë shpejt, edhe Liqeni i Farkës do të kthehet në një hapësirë tërheqëse për qytetarët e Tiranës për të kaluar disa orë çlodhjeje pranë natyrës.

“Është vetëm çështje kohe derisa Parku i Farkës të bëhet aq popullor sa Parku i Liqenit të Tiranës. Po të shikoni gjithë perimetrin e Farkës, ka mbi 20 mijë pemë nga 126 mijë që kemi mbjellë. Por siç e dini, nuk mjafton vetëm infrastruktura, po nuk pati frymë, energji njeriu që ta jetojë këtë park, s’ka kuptim. Në njëfarë mënyre ky është edhe një promovim i parkut të Liqenit të Farkës, i cili po kthehet në mushkërinë e dytë të Tiranës”, tha Veliaj.

Ndërkohë, sportistët garues në Tirana Triathlon përshkruan distancat 750 m not, 11 km biçikletë dhe 4 km vrap të zhvilluara njëra pas tjetrës. Përgjatë të gjithë itinerarit ishin të pranishëm Policia Bashkiake, ambulanca dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan garuesit në sinjalistikë dhe në pikat e shpërndarjes së ujit.

Fituesit e Tirana Triathlon:

Për kategorinë meshkuj

1- Strahinja Trakic

2- Luka Cupic

3- Dusan Tomasevic

Për kategorinë e femrave

1- Jelena Tomasevic

2- Zana Pavicevic

Next Post
Premiera e ‘Makbethit’, arkitekti jep alarmin: Po ra zjarr në Teatrin Kombëtar ndodh katastrofa

Denoncimi i PD: Qeveria nis procedurat për shembjen e Teatrit Kombëtar, do ndërtohen kulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In