• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhvillohet Konferenca e dytë e Forumit Shqiptar të Sigurisë, Kodheli: Siguria kibernetike prioritet

by A R
14/12/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua në Tiranë Konferenca e dytë e Forumit Shqiptar të Sigurisë, e cila synon të nxjerrë në pah panoramën e sotme të kërcënimeve ashtu si edhe strategjinë, metodat dhe zgjidhjes së zbulimit, vlerësimit, menaxhimit dhe trajtimit të rrezikut, bazuar në trinomin: teknologji – njerëz – proces.

E pranishme në këtë konferencë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli falenderoi organizatorët për ftesën, dhe tha se nisma të tilla të fokusuara tek analizimi i sfidave aktuale të sigurisë kibernetike, janë gjithnjë me vlerë.

Në fjalën e saj në këtë konferencë ministrja Kodheli vuri në dukje ndryshimet thelbësore në dy dekadat e fundit, të dinamikave të sigurisë, duke e vënë theksin tek ato aktuale.

***********

Fjala e plotë e ministres Kodheli në Forum:

Të nderuar miq,

Dua ta nis duke falënderuar organizatorët për ftesën në konferencën e dytë të Forumit Shqiptar të Sigurisë. Mendoj se nisma të tilla të fokusuara tek analizimi i sfidave aktuale të sigurisë kibernetike, janë gjithnjë me vlerë.

Në shekullin e 21-të, dinamikat e sigurisë kanë ndryshuar thelbësisht krahasuar vetëm me dy dekada më parë. Rënia e murit të Berlinit ka diktuar një kontekst krejt të veçantë gjeopolitik, ku një rol të rëndësishëm luajnë kriza në lindje të Europës si dhe ekstremizmi fetar e terrorizmi. Për t’u theksuar janë risitë në fushën e teknologjisë së informacionit, që kanë ndikuar në lindjen e fenomeneve të reja si sulmet kibernetike apo spiunazhi kibernetik. Hackerët e hapësirës ish-sovjetike, janë po aq agresivë sa dhe etërit e tyre gjatë Luftës së Ftohtë. Nga ana tjetër, kriza e paprecedentë e refugjatëve nga zonat e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, përbën gjithashtu një sfidë të re për mjedisin e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

Hapësira kibernetike është shndërruar në një komponent thelbësor të shoqërive tona. E gjithë infrastruktura në dispozicionin tonë, që nga shërbimet qeveritare, sektori financiar, sektori i sigurisë, e deri tek shkollat e spitalet janë gjithnjë e më shumë të varura nga rrjeti global. Por dhe njerëzit e thjeshtë, përmes përdorimit të internetit, janë të ndërvarur që nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe marrja e informacionit, e deri tek kryerja e veprimeve bankare apo aplikimet e shumta online. Të dhënat personale tashmë nuk ruhen në rafte dhe skedarë kartoni, por në servera të ndërlidhur që mbajnë mbi vete rrezikun e ndërhyrjeve të paligjshme.

Ka gjithashtu edhe një debat të madh lidhur me kufinjtë e hapësirës kibernetike. Qeveritë janë të kufizuara në ushtrimin e sovranitetit nga kufinjtë tokësorë, detarë e ajrorë, ndërkohë që hapësira kibernetike nuk i përfill fare këto kufizime. Për këtë arsye, asnjë qeveri nuk është në gjendje të arrijë një nivel të mirë të sigurisë kibernetike. Dhe ky fakt e bën shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndër-institucional por dhe atë rajonal e ndërkombëtar. Fusha dixhitale e hapësirës kibernetike është fusha e pestë e operacioneve ushtarake në botë, së bashku me tokën, detin, ajrin dhe hapësirën kozmike.

Duke parë këtë dimension shumëplanësh, Ministria e Mbrojtjes në vitin 2014 ka hartuar edhe një strategji për mbrojtjen kibernetike, duke pasur tashmë një dokument të hartuar sipas standardeve të NATO-s. Ky dokument synon adresimin e prioriteteve kryesore në luftën kundër krimit kibernetik, duke përfshirë ruajtjen e një mjedisi operimi elektronik të sigurtë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm, vendosjen e standardeve për përdorimin e sigurtë të hapësirës kibernetike si dhe garantimin e sigurisë dhe progresit për strukturat dhe sistemet e ndërlidhjes dhe informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është rreshtuar në krah të aleatëve të saj të NATO-s, përmes misioneve paqeruajtëse në Afganistan dhe mbështetjes politike dhe ushtarake ndaj të gjitha vendeve që gjenden në vijën e parë të sulmeve terroriste. Natyrisht ne mendojmë që vendi ynë nuk mund të jetë imun ndaj radikalizmit fetar. Ekstremizmi i dhunshëm mund të gjejë përhapje në rajone me diversitet të lartë fetar si Ballkani apo Shqipëria, ndaj ne duhet të jemi të vetëdijshëm që harmonia dhe toleranca fetare janë asetet më të vyera në luftën tonë kundër këtij fenomeni.

Konfliktet në lindjen e mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë gjeneruar një valë të madhe refugjatësh, që synojnë të mbërrijnë në vendet e Evropës perëndimore, për një jetë më të mirë dhe të sigurt sa më larg luftërave dhe skamjes. Ky fluks refugjatësh, nëse vazhdon sipas tendencës së viteve të fundit mund të ndikojë në balancën demografike të vendeve evropiane, duke ndikuar kështu edhe në stabilitetin e këtyre të fundit.

Gjithashtu ne jemi prezent edhe në kufinjtë lindorë të NATO-s me stërvitje dhe angazhime të ndryshme ushtarake. Ndërkohë që nga viti i ardhshëm ne do të jemi prezentë në mënyrë të vazhdueshme në Letoni, me një togë, pjesë të Forcës së përparuar të NATO-s për t’ju kundërvënë rreziqeve që vijnë nga Lindja.

E dikush do të pyesë më shumë të drejtë, se ku qëndron lidhja mes prezencës ushtarake shqiptare nëpër botë dhe sigurisë kibernetike. Por prapë tentoj të jap përgjigje të thjeshta: nga kufinjtë e këtyre zonave ku ne jemi prezent ushtarakisht, vijnë dhe sulmet më të mëdha kibernetike ndaj demokracive tona. Betejat e sotme janë me hackerët, bloggerët, komentuesit e urrejtjes, për të përgatitur terrenin e nevojshëm, në mendjet e qytetarëve tanë dhe në aksesin tek të dhënat e tyre, për konfliktet frontale.

Unë nuk do të zgjatem më, por dua t’ju përshëndes për këtë iniciativë si dhe t’ju inkurajoj që forume të tilla të jenë në fokus të të gjithë shoqërisë tonë.

Ju faleminderit!

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton mrekullisht drejtuesi

VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton mrekullisht drejtuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

“O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!”

February 10, 2026

Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia

February 10, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

February 10, 2026
Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

February 10, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

February 10, 2026
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

February 10, 2026
Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

February 10, 2026
Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In