• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zhvillimet në Kosovë, Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia. Në takim edhe Escobar

by A R
25/09/2023 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 Shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se ka edhe të lënduar. Më vonë gjatë ditës, tre sulmues u vranë dhe gjashtë persona u arrestuan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i sulmuesve është “formacion terrorist dhe kriminal”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili iu drejtua publikut të dielën në mbrëmje, i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se serbët e Kosovës u rebeluan “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi këtë sulm. Lidhur me këtë, Bashkimi Evropian doli dy herë me komunikata. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e vlerësoi sulmin si agresion, dhe aktin si “terrorist”.

/a.r

Next Post
Socialistët anulojnë festën në Kukës për shkak të zisë në Kosovë, Halilaj: Iu bashkohemi vëllezërve tanë…

Socialistët anulojnë festën në Kukës për shkak të zisë në Kosovë, Halilaj: Iu bashkohemi vëllezërve tanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In