• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillime të reja politike/ Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: Bashkohemi kundër PS-PD-LSI, përndryshe do…

by Java News
24/01/2021 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca Kuq e Zi I ben nje Thirrje te hapur forcave demokratike te vendit, ne vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit.

Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si:

Lëvizja Vetvendosje

Balli Kombëtar

Lëvizja e Legalitetit

Fryma e Re Demokratike

Nisma Thurja

Lëvizja për Ndryshim

Bindja Demokratike

Levizja demokratike shqiptare

Partia Atdheu

Lëvizja e Re

Partia Ora

Aleanca Demokratike

Partia Konservatore

Partia Emigranteve

Libra

Partia e Pensionistave

Lëvizja C?ame

dhe kushdo force tjeter progresiste:

Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet.

Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme.

Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.

1. Ky sistem elektoral favorizon vetem  PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.

2. Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.

3. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.

Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.

Monopoli dhe establishmenti thyhen vete?m nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!

Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk ce?non integritetin apo identitetin e cdo partie.  Eshte nje bashkim i lire dhe i  domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.

Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim.

Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI.

Eshte koha per bashkim

Me shume respekt

Kryetarja e Aleancës Kuqezi

Lumturi Ratkoceri

Next Post
‘Kanë dy dekada që përçajnë dhe sundojnë shqiptarët’/ Veliaj: PD-LSI kanë nisur shpifjet dhe baltosjen, se vetëm kjo…

'Kanë dy dekada që përçajnë dhe sundojnë shqiptarët'/ Veliaj: PD-LSI kanë nisur shpifjet dhe baltosjen, se vetëm kjo...

Comments 2

  1. A says:
    5 years ago

    Mendim i mire.

    Reply
  2. B says:
    5 years ago

    Me mire ti shkojne votat nje partie te vogel ne kete koslicion sesa pd ps lsi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In