• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zhvendosja e serbëve nga Kosova, “çmendet” Vuçiç: Biserko dhe Çanak, miza në fundshpinën e Kurtit

by A R
02/09/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto dolli me raki duket se ia trazuan mendjen dhe liruan gojën. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme për të sulmuar disa aktivistë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Shkak për këtë është bërë një akuzë e lëshuar nga Sonja Biserko, Presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe politikani serb, Nenad Çanak, që theksuan se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak. Vuçiç, që foli në një event në Republikën Srpska të Bosnje dhe Hercegovinës, e konsideroi këtë “cirkun më të shkurtër dhe injorant që kishte parë ndonjëherë”.

“Nuk kam parë kurrë një cirk të tillë siç mund të krijojnë Albin Kurti dhe mizat e tij të fundshpinës nga Serbia qendrore, si Çanak dhe Sonja Biserko. Serbët nga Kosova dhe Metohija do të mbeten në Kosovë dhe Metohi. Me gjithë dëshirën e Kurtit, Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos e shumë të tjerëve që të zhduken, nuk do të jetë kështu. Nuk do të më shkonte ndërmend kurrë diçka të tillë”, tha Vuçiç.

Biserko dhe Çanak, në një takim që patën me kryeministrin Kurti në zyrën e këtij të fundit, i kërkuan ndihmë që të mos lejonte që serbët e Kosovës të zhvendoseshin për në Sanxhak, ku siç pretendohet, Beogradi zyrtar po ndërton shtëpi dhe banesa për ta. Sipas njoftimit zyrtar, Kurti theksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shefi i qeverisë i ka njoftuar mysafirët për të drejtat që gëzojnë komunitetet joshumicë në vend dhe për përpjekjet që po bëhen për rritjen e mundësive për këto komunitete në fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre.

/a.r

Next Post
Mbreti i Panairit

Me kokë në torbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In