Pasi Getoar Selimi performoi i vetëm pa anëtarin tjetër të grupit, Agon Sylejmani, në një koncert në Gjermani, nisën aludimet rreth ndarjes së grupit. I kontaktuar nga Telegrafi, Agon Amiga mohoi të ketë ndonjë krizë në “Tingulli 3nt”, duke treguar arsyet përse Geti performoi vetëm në Shtutgard.
“Jo nuk jemi ndarë, por se kisha një problem me vizë. Data për koncertin ishte e caktuar ndërsa për mos anulimin e tij, në pamundësi që edhe unë të udhëtoj, Geti performoi i vetëm atje”, sqaroi Agoni duke premtuar së shpejti një projekt të ri nga Tingulli 3nt.
“Jemi duke punuar në atë drejtim, besoj se para fund vitit do të sjellim diçka të re”.
Ndryshe Agoni dhe Geti ka kohë që nuk kanë sjellë ndonjë projekt së bashku si grup, duke ardhur me disa bashkëpunime me artistë të tjerë.