• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhupa: Duhet të dalim me kandidat të përbashkët me Metën, e vetmja rrugë për të fituar në zgjedhjet vendore

by Java News
27/09/2022 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Ina Zhupa është e mendimit se PD-ja dhe Partia e Lirisë duhet të dalin me një emër të përbashkët. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Zhupa shtoi se nëse do dilet me 2 kandidatë të ndryshëm atëherë humbja do të ishte e garantuar, pasi përballë kanë pushtetin qendror dhe vendor të përqendruar në duart e një partie.

“Nuk ka krisje brenda kampit opozitar, dje në mbledhje është vërë fokusi te nevoja për të bërë aleancë me çdo parti opozitare, me të gjitha sindikatat dhe PL është aleat i PD në këtë situatë dhe jam i mendimit që duhet të dalim me kandidat të përbashkët, pastaj formula e përfaqësisë të dalë në rezultate të bashkëpunimit. Ballë për ballë kemi pushtetin qendror dhe vendor, dhe prandaj duhet të dalim me një kandidat”, tha Zhupa.

Duket se PD-ja e Berishës ka 2 standarte, pasi për çështjen e ‘Non Gratës’, thonë se nuk ka prova e ndërsa për rastin e lobimit rus të PD-së në kohën e Bashës e kanë marrë si të mirëqenë madje kanë ngritur edhe një komision hetimor. Mirëpo, Ina Zhupa, mbështetëse e Berishës, thotë se për të dyja rastet ka të njëjtin qëndrim, të flasë drejtësia.

“Çudi që e di Balla, një përfaqësues kundërshtar i PD, se cfarë do i ndodh atij, për mua e rëndësishme që çdo provë për ‘Non Grata’ në SHBA e Mbretërinë e Bashkuar duhet të jetë një provë që shkon dhe ballafaqohet në sistemin e drejtësisë dhe qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush janë provat dhe arsyet, pse një person është shpallur ‘Non Grata’. Nëse ka elemente le të përballet me drejtësinë. Berisha nëse do të ketë një dënim, nuk do të lejohet të kandidojë në asnjë pozicion.

Drejtësia, provat, zoti Basha është ish kryetar i PD i cili ka qeverisur PD me prirje pro amerikane, kështu e kam parë, nëse ka prova nga ambasada, nga VOA, apo nga DASH atëherë provat të bëhen publike, drejtësia duhet të flasë dhe të marrë në shqyrtim provat e reja. Ngritëm grupin e auditimit, ne ishim të shqetësuar se prova brenda partisë nuk ka, por Komisioni do tentojë që të hetojë, le të shikojmë rezultatet. Diskursi i ‘Non Gratës’ dhe parave ruse, nuk i shërben qytetarëve, se sot qytetarët janë të keq qeverisur”, tha Zhupa.

Ndalur te situata brenda parti, kur ka një shumicë që flet për dy palë, apo edhe më shumë, për deputeten demokrate është treguar se tashmë ka vetëm një PD, një aksion politik duke thënë se “vula” është vetëm një çështje në Gjykatë që shkon për interes të Ramës, pasi në terren situata dihet mjaft qartë.

“Është marrë një vendim gjyqësor në shkallën e parë, po kjo nuk është reflektuar asgjëkundi dhe tani jemi në Apel që kanë pranuar një padi, që nuk ka një palë, se është një parti që reflekton ndryshimet e statutit, unë nuk i hyj fare kapjes së sistemit gjyqësor, Rama është më i interesuari që të ketë ngërç në PD, ajo është e qartë, ku janë njerëzit, strukturat dhe vendimmarrje. Do ishte e paqartë nëse do kishim 2 aksione opozitare, apo 2 drejtues, sot nuk ka 2 palë, keni parë mbledhjen e ndonjë strukture të partisë, ka vetëm një organizim të partisë që është ai zyrtari, të gjithë do të përfshihen në primare si një rrugë me votën e anëtarëve dhe me votë do të vendosin një kandidat”, përfundoi Zhupa.

Edhe sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se opozita të dalë me kandidatë të përbashkët, me argumentin se nuk janë në kushtet që duhet të jenë të ndarë./m.j

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Inflacioni është dramë për shumicën, papunësia tragjedi për një pakicë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In