• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Zhgënjen” de-euroizimi, depozitat e kreditë në valutë nuk ulen

by Java News
22/02/2019 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deuorizimin të marra në fillim të vitit të kaluar. Bilanci i deeuroizimit duket të jetë zhgënjyes sipas një analize të Bankës së Shqipërisë  për zhvillimet deri në fund të vitit 2018.

Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, vërehet se lëvizjet në shumicën e tyre sugjerojnë një ulje të përdorimit të valutës në sistemin financiar, megjithatë, madhësia e lëvizjes së vlerave të treguesve, në të gjitha rastet, është shumë e vogël, analizon banka e Shqipërisë.

Në këto kushte, ekspertet e BSH gjykojnë se është e parakohshme dhënia e një vlerësimi për ndikimin e masave të deeuroizimit të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm.

Sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale, është e nevojshme.

Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.

Në fund të gjashtëmujorit të dytë 2018, depozitat në valutë shënuan 53.6% të totalit të depozitave të klientëve, krahasuar me 53.2% që ishin në fund të qershorit 2018 dhe 52.3% një vit më parë. Rritja e lehtë prej 0.4 pikë përqindjeje gjatë këtij gjashtëmujori është në linjë me vlerat historike të treguesit që është luhatur rreth nivelit 53%.

Për sa i përket shpërndarjes së treguesit të depozitave në valutë, edhe për gjashtëmujorin e dytë 2018, vërehet se gjysma e bankave të sistemit bankar e kanë këtë tregues mbi 50%, duke i bërë ato subjekt të normës më të lartë të rezervës së detyrueshme (20%) për pjesën e depozitave në valutë mbi nivelin 50%. Si rezultat, pritshmëritë janë që raporti i depozitave në valutë ndaj depozitave të përgjithshme, për bankat që e kanë këtë raport mbi vlerën 50%, të vijë në rënie. Aktualisht rezulton se 7 nga 14 banka të sistemit janë mbi nivelin 50%, me nivelin maksimal prej 61.5%.

Në stokun e kredive të sistemit financiar mbizotërojnë kreditë në valutë, të cilat kanë shënuar nivelin 56.6% në fund të dhjetorit 2018, me rënie në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të kaluar dhe i pandryshuar me një vit më parë.

Ndër kreditë në valutë, kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e kredisë (kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit).

“Zhgënjen” de-euroizimi, depozitat dhe kreditë në valutë nuk ulenNë fund të dhjetorit 2018, këto kredi përbëjnë 43.2% të kredive në valutë, krahasuar me 42.8% në fund të qershorit 2018 dhe 43.5% një vit më parë. Ecuria e treguesit është ndikuar nga rritja e numëruesit dhe rënia e emëruesit. Me gjithë këtë rritje të lehtë krahasuar me fundin e qershorit 2018, treguesi gjendet pranë vlerave më të ulëta historike/Monitor

Next Post
“Vendet e Ballkanit duhet të kalojnë në energji të pastër”, BE ka plane për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në rajon

“Vendet e Ballkanit duhet të kalojnë në energji të pastër”, BE ka plane për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In