Aktorja franceze dhe regjisorja Fanny Ardan ka prezantuar në Lisbonë premierën e filmit të ri “Divani i Stalinit” (Le divan de Stalin) me Gerard Depardie në rolin kryesor, në një vepër realizuar sipas romanit të Jean-Daniel Baltas.
Filmi i tretë që bën Fanny Ardan e ka pasur premierën në ditën e fundit të festivalit të filmit në qytetin portugez të Estoril (LEFFEST). Filmi, i cili është xhiruar në Portugali, tregon ish-liderin Bashkimi Sovjetik Stalinin në vitet e tij të fundit, kur dëshiron për të pushuar në banesën e tij të fshehtë me të dashurën e tij Lydia, e cila është luajtur prej Emaniel Senje.
“Doja një film i cili do të kishte në rolin kryesor Depardieu,” tha Fanny Ardan para shfaqjes së filmit, dhe shtoi se vetëm Depardieu mund të luajë një karakter të tillë të madh si Stalini.
“Ajo që më pëlqen në film është se Stalini është paraqitur në dritën e njeriut që nuk e kupton tmerrin që ka shkaktuar”, tha Depardieu, i cili në vitin 2013 u bë një qytetar rus, përgatiti Beta. (b.an)