• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e tre të rinjve, nëna e të dyshuarit: I jap jetën atij që më thotë ku janë

by A R
08/10/2020 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar ditë nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, familjarët janë ende në pritje të një lajmi për gjetjen e tyre, qoftë gjallë ose të vdekur.

Report Tv ka kontaktuar me familjarët e të rinjve të zhdukur, të cilët ende nuk kanë asnjë informacion mbi fatin e fëmijëve të tyre. Nëna e Danjel Pepajt, autori i dyshuar për ekzekutimin e dy të rinjve Klement Pepajt 21 vjeç dhe Vilson Çutajt 37 vjeç për zhdukjen e një sasie droge, është e gatshme që të jap edhe jetën, vetëm të dijë se ku ndodhet djali i saj.

“Burri (Rrok Pepaj) është në polici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të vdekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s’kemi nga policia. Unë jam e sëmurë, jam në varr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe”, tha ajo.

Telefonat e burrave, Rrok Pepaj (Babai i Danjelit) dhe Nush Pepaj (babai i Klement Pepaj) janë në duart e grave, në pritje të një informacioni për djemtë e tyre. Report Tv kontaktoi me Nush Pepajn, ku telefonatës iu përgjigj vajza e tij, e motra e Klementit. Kjo sepse Nush Pepaj është së bashku me policinë për të kërkuar për tre të rinjtë. “Babai është në mal tani. Me policinë është duke e kërkuar. Është një zonë e pabanuar, shumë lart në Malësi”, tha ajo për Report Tv.

Televizioni sjell video nga kërkimet e uniformave blu në një zonë të thellë të Malësi, në Vrith. I pranishëm në operacionin e kërkimeve është edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj. Kjo zonë ka shumë shpella dhe dyshohet se trupat e të zhdukurve mund të jenë fshehur në një prej tyre. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister. Familja e Klement Pepajt ka akuzuar familjen e Danjel Pepajt, se djali i tyre është autor i vrasjes, duke ndezur mosmarrëveshjen mes dy familjeve, por edhe me fisin e të zhdukurit tjetër, Çutajt. Megjithatë, nga sa është raportuar deri më tani, asnjë nga familjet nuk është ngujuar.

Vilsoni kushëri me Klemendin, u panë për herë të fundit pasditen e 2 tetorit nga i vëllai Olsi Çutajt i cili këtë fakt e dëshmoi në polici dhe në publik. Por kjo familje ka një të kaluar që lidhet më punët e drogës. Vilsoni në dyshime që është vrarë bashkë me Klemend Pepajn nga kushëriri Daniel Pepaj, në 2018 ishte dënuar për drogë më afro 4 vjet dhe liruar nga burgu i Reçit pak muaj më parë. I arrestuar në maj të 2017 sepse në katin e dytë të shtëpisë iu gjetën 64 kg kanabis futur në pesë thasë. I dënuar për drogë rezulton edhe prindi i tij Pal Çutaj.

Pikërisht dyshohet se prishja e pazareve dhe vjedhja e 50 kg marijuanë është bërë shkak i zhdukjes së tre kushërinjve prej tre ditësh në Malësinë e Madhe. Një ditë para zhdukjes, në datën 2 tetor 2020 Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, kanë dhunuar fizikisht, Danjel Pepaj. Dyshohet se sherri ka ndodhur pikërisht për prishjen e pazarit të drogës.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj, 21 vjeç dhe Vilson Çutaj, 37 vjeç, janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj, 25 vjeç. Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur për disa parcela droge, ku Danjel Pepaj ka thërritur kushërinjtë e tij Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj që të sqaroheshin dhe nga ku mendohet se mund t’i ketë ekzekutuar. Sipas burimeve mendohet se të dy trupat mund të jenë groposur duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e tyre.

/a.r

Next Post
Të zhdukur prej pesë ditësh, gjenden trupat e dy të rinjve të vrarë në Malësinë e Madhe

Të zhdukur prej pesë ditësh, gjenden trupat e dy të rinjve të vrarë në Malësinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In