Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka zhvilluar një vizitë të panjoftuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës.
Burime për mediat bëjnë me dije se Ardi Veliu nuk kishte njoftuar për këtë vizitë në Policinë e Shkodrës.
Sipas të njëjtave burime, shkak i vizitës së Ardi Veliut dyshohet të jetë zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe që prej datës 3 Tetor dhe kontrolleve pa asnjë rezultat të policisë për gjetjen e tyre.
/a.r