• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhdukja e fëmijëve të huaj në Shqipëri, asnjë gjurmë nga 36 të mitur nga Siria dhe Irani

by Java News
05/02/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka shprehur publikisht shqetësimin e saj pas raporteve të bëra publike në media nga Policia e Shtetit, se vetëm gjatë 6 muajve të fundit 36 fëmijë të huaj, të pashoqëruar janë zhdukur në drejtim të paditur.

Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri shprehet se fëmijët e pashoqëruar janë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve dhe autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

“Këta janë fëmijë që vijnë nga vende si Siria dhe Irani. Fëmijët e pashoqëruar janë gjithnjë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve etj. Fakti që ata janë në Shqipëri, autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Por fakti që janë zhdukur e s’dihet se ku janë tregon se autoritetet vendase dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së këtyre fëmijëve.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ku Shqipëria është shtet palë që prej vitit 1992, kërkon që shteti të marrë të gjitha masat që garantojnë “të drejtën e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit” pa asnjë lloj diskriminimi për të gjithë fëmijët që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Fëmija i pashoqëruar nga prindi ose kujdestari ka të drejtën e kthimit, në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre. Kthimi në vendin e origjinës bëhet vetëm nëse është në interesin më të lartë të fëmijës.”

Nisur nga sa më sipër, ne kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Prokuroria Tiranë si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të hetojnë urgjentisht mbi humbjen e 36 fëmijëve që rezultojnë të zhdukur dhe pse fëmijët e pashoqëruar të huaj, në mbrojtje të shtetit shqiptar, mund të humbasin apo zhduken dhe askush nuk jep llogari për ta”- shprehet Hazizaj.

/s.f

 

Next Post
Ish-kryeministri izraelit: Putin më ka premtuar se nuk do ta vrasë Zelenskin

Ish-kryeministri izraelit: Putin më ka premtuar se nuk do ta vrasë Zelenskin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In