• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e Fation Fejzillarit, tabulatet tradhëtuan shokun e tij

by A R
17/05/2018 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tvklan.al sjell informacione të reja rreth zhdukjes së tregtarit të perdeve Fatjon Fejzillari, i cili ka humbur gjurmët që prej 29 Prillit. 30-vjeçari Fajzillari nuk rezulton të ketë qenë në Laç në orarin që pretendon shoku i tij Aleksandër Fadili. Ky i fundit, i cili u arrestua nga policia si autor i dyshuar, tha në një intervistë ekskluzive për tvklan.al se me Fatjonin ishin bashkë më 29 Prill në Laç deri në orën 18:00.

Në këtë moment, u ndanë për të shitur secili perdet e veta dhe do të takoheshin sërish te makina në orën 20:00, por Fatjoni nuk u shfaq, sipas pretendimit të Aleksandrit. Por, burime nga policia thonë për tvklan.al se Fation Fejzillari rezulton të ketë qenë në Laç në orën 12:00, dhe jo në orën 18:00. Kjo vërtetohet nga tabulatet telefonike të analizuara nga policia. Pas këtij orari, rezulton që Fation Fejzillari të ketë qenë në Milot, ku janë regjistruar për herë të fundit tabulatet e tij telefonike dhe më pas nuk ka asnjë shenjë.

Shoku i tij Aleksandër Fadili rezulton të ketë gënjyer edhe për vendndodhjen e tij. Pretendimi se ka qenë në Laç pas orës 20:00 kur, nuk është i vërtetë. Të njëjtat burime thonë për tvklan.al se tabulatet telefonike e nxjerrin atë në Kamëz gjatë mesnatës së 29 Prillit dhe 30 Prillit. Në intervistën që dha për gazetarin Spartak Koka në tvklan.al më 6 Maj, Aleksandër Fadili u shpreh se pas orën 20:00 të 29 Prillit kur shoku i tij Fation u zhduk, nisi kërkimet për ta gjetur. Sipas tij, gjatë gjithë natës e ka kërkuar dhe në orën 09:00 të 30 Prillit ka bërë denoncimin në polici.

Gjatë intervistës, ai ka qenë së bashku me prindërit e Fation Fejzillarit, të cilët bënë apel për gjetjen e djalit të tyre. Fation Fejzillari ka pasur 2.6 milionë Lekë të vjetra me vete kur është zhdukur, gjysmat e të cilave i përkisnin shokut të tij Aleksandrit. Të paktën kështu thotë ky i fundit. Të mërkurën, policia e Kurbinit arrestoi Aleksandër Fadilin, si personin e dyshuar që ka të bëjë me zhdukjen e shokut të tij. /b.d

Next Post
Audio-përgjimi për Agron Xhafaj/ Prokuroria thërret tre zyrtarët e PD

I priste Prokuroria, Bardhi zbardh arsyen pse nuk u paraqitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In