Policia amerikane ka dhënë lajmin shokues për aktoren dhe modelen shqiptare Adea Shabani.
E zhdukur prej muajit Shkurt, mësohet se jo është gjetur e groposur në një varr në Sakramento raporton The Sun.
Ende nuk ka një konkluzion zyrtar por policia e Los Anxhelosit deklaroi se mbetjet e gjetura në varrin e cekët rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares e cila u shpall e zhdukur prej 23 Shkurtit.
Dyshohet se me këtë ngjarje ka lidhje ish-i dashuri i saj Christopher Spotz i cili vrau veten gjatë ndjekjes nga policia.
Ky i fundit ishte i martuar me një tjetër femër. Adea për herë të fundit u pa në Hollivud pikërisht me Spotz.
Aktorja shqiptare Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në SHBA dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet./a.m.










