• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zhdukja e 4.4 milionë litra naftë, roli i të përfshirëve

by A R
08/12/2015 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania angleze “Crown Agents” ka qenë ajo që ka zbuluar skandalin e kontrabandës së 4.4 milion litrave naftë virgin, pasi ka shkuar në rezervuarët e kompanisë “Tea Construction&Petrol” në Ballsh, shkruan Shqiptarja.com. Nga kontrolli i ushtruar nga agjentët e “Crown Agents” ka rezultuar se depozita G-43 ishte bosh dhe nuk kishte gjendje stoku të artikullit “virxhin naftë”.

Referuar sasisë së produktit, vlera e akcizës së papaguar është 242.755.600 lekë, e cili konsiderohet si dëm në interes të shtetit. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje ish-zv/drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, aktualisht drejtoreshë e doganës së Fierit, Lula Njebza ka pohuar se nuk e njihte fare biznesmenin Adrian Xhillari. Mirëpo,nga këqyrja e tabulateve telefonike, ka zeultuar se gjatë periudhës 13-21 gusht 2014, Njebza ka kryer rreth 32 telefonata me Xhillarin.

 

Hetimi i prokurorisë

Nga hetimi rezulton se shoqëria “Tea Construction & Petrol” është themeluar në datën 25.12.2006 dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj “tregtimin me shumicë dhe pakicë të naftës, vajrave, mineraleve të papërpunuar dhe të hidrokarbureve, etj”.

Më datën 18.03.2012, administrator i kësaj shoqërie është emëruar shtetasi Adrian Xhillari, i cili vazhdon ta ushtroj këtë detyrë. Shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha,është miratuar si depozitues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD).

Gjithashtu, kjo shoqëri është pajisur me autorizim si magazinë fiskale për depozitën G-43, në Ballsh.Me kontratën e qirasë datë 26.02.2010 dhe shtesën e saj të datës 12.03.2010,shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, ka marrë me qira nga shoqëria “P…” sha, gjithsej nëntë depozita karburanti me kapacitete të ndryshme, të cilat ndodhen në kodër Mënëz, Tiranë dhe në adresën Shkëmbi i Kavajës, Golem, Durrës. Më datën 26.05.2010, shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha,ka blerë nga shoqëria “KPTHN”, Ballsh, sasinë prej 5.653.020 kg, të artikullit “Virxhin naftë”, për vlerën 500.021.072 lekë,sasi kjo e depozituar në depozitën G-43, në KPTHN, Ballsh dhe në katër depozita që ndodhen në Kodër Mëzëz, Tiranë.

Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mëdhenj, referuar programit të kontrollit datë 7 nëntor 2013, ka planifikuar kontroll tatimor në subjektin “Tea Construction & Petrol” sha, për përcaktimin ndër të tjera dhe të sasisë dhe cilësisë së lëndës djegëse virgin naftë,të ndodhur në depozitat e shoqërisë, me vendndodhje në Kodër Mëzës, Tiranë.

Referuar inventarit kontabël të organeve tatimore,lënda djegëse virxhin, në depozitat e shoqërisë, duhet të ishte në sasinë prej 3.672.292 kg. Duke qenë se sasia e lëndës djegëse ka qenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore shqiptare, inspektorët tatimorë nuk mund të procedonin me kryerjen e inventarit fizik.Për këtë arsye, Drejtoria e Kontrollit pranë DPT Tiranë, i kanë kërkuar DPD Tiranë,ngritjen e një grupi të përbashkët pune, për verifikimin e sasisë dhe llojit të lëndës djegëse që ndodhej e depozituar në depozitat e shoqërisë.

 

Inspektoriati qëndror teknik

Më datën 8 janar 2014, në kuadër të këtij bashkëpunimi institucional,përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj,nga D.P.Doganave, nga dega e doganës Tiranë dhe nga shoqëria “Tea Construction&Petrol”sha,kanë shkuar pranë depozitave objekt kontrolli.Ato nuk kanë mundur të bëjnë matjet, pasi nga subjekti nuk disponoheshin mjetet e nevojshme matëse të kalibruara dhe të çertifikuara.Lidhur me këtë fakt, DP.Doganave, i ka kërkuar bashkëpunim Inspektoratit Qendror Teknik Tiranë, për të bërë matjet e sasisë dhe verifikimin e cilësisë së lëndës djegëse që ndodhej në depozitat e shoqërisë “Tea Construction & Petrol” sha.IQT-ja ka dërguar ekspertët e saj.

Nga matjet e kryera ka rezultuar se në rezervuarët nr.1, nr.2,nr.3 dhe nr.4, gjendej në total sasia prej 4.431.881.6lt /304.972.9 kg lëndë djegëse. Pas përcaktimit të sasisë së lëndës djegëse,janë marrë mostrat për përcaktimin e cilësisë së saj.Nga analizat e kryera ka rezultuar se produkti ishte benzinë e reformuar,parametrat e së cilës nuk përputhen me standardin EN 228,standard ky i miratuar për shitje në tregun vendas. Për rrjedhojë produkti i mësipërm është trajtuar si virxhin naftë,e cila nuk lejohej për shitje, pasi kërkon përpunim të mëtejshëm.

 

Zbulimi nga “Crown Agents”

Më datën 08.07.2014, shtetasi Adrian Xhillari, përfaqësues ligjor i shoqërisë “Tea Construction & Petrol” sha, ka depozituar një kërkesë pranë DPD Tiranë, me anë të së cilës, ka kërkuar heqjen e plumbçeve nga depozitat e magazinës fiskale Kodër Mëzëz, Tiranë, për të mundësuar lëvizjen e artikullit “Virxhin naftë”, nën pezullim akcize, nga depozitat në Kodër Mëzez për në rafinerinë Ballsh. Pas miratimit të kërkesës, nga data 15.08.2014 deri në 21.08.2014, nëpërmjet 257 dokumenteve shoqëruese administrative, shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, ka kryer lëvizjen e artikullit “Virxhin naftë” nën pezullim akcize, nga depozitat ne Kodër Mëzëz për në rafinerinë në Ballsh, konkretisht ka dërguar pranë kësaj të fundit sasinë totale prej 4.406.855 lt/ 3.251.688 kg artikulli “Virxhin naftë”, e cila është depozituar në depozitën G-43.

Më datën 21.08.2014, pas depozitimit në magazinën G-43, të të gjithë sasisë së artikullit virxhin naftë, doganieri i degës së doganës Fier, shtetasi A.A, në orën 17:00, ka bërë plumbosjen e saraqineskës tek tubacioni hyrës i depozitës G-43, me plumbçen me numrin përkatës. Më datën 31.12.2014, shtetasi Adrian Xhillari, përfaqësues ligjor i shoqërisë “Tea Construction & Petrol” sha, ka dërguar pranë Degës së Doganës Fier, gjendjen e inventarit të artikullit “Virxhin naftë”, që ndodhej në depozitën G-43, në KPTHN, Ballsh, e cila rezulton se ishte në sasinë prej 3.631.947 kg /4.889.107 lt.

Me shkresat datë 10.09.2014, datë 10.10.2014, datë 10.11.2014,datë 09.12.2014, ditën e Vitit të Ri dhe datë 09.01.2015, shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, ka dërguar pranë degës së doganës Fier, evidencat mujore lidhur me sasinë e artikullit “Virxhin naftë”, të ndodhur në depozitën G-43. Më datën 2 qershor 2015, grupi i “Crown Agents” dhe dega e Doganës Fier, referuar program-kontrollit datë 01.06.2015, kanë ushtruar kontroll në depozitën G-43, për verifikimin e gjendjes së inventarit fizik të produkteve energjetikë që i nënshtrohen akcizës, etj.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se, depozita G-43, ishte bosh dhe nuk kishte gjendje stoku të artikullit “virxhin naftë”. Referuar sasisë së produktit, vlera e akcizës së papaguar është 242.755.600 lekë,i cili konsiderohet si dëm në interes të shtetit. Bazuar sa më sipër, ka dyshime se sasia e naftës virxhin, është hedhur në qarkullim dhe është shitur në tregun vendas.

 

Roli i Lula Njebzës

Lula Njebza nën cilësinë e zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Drejtore e Departamentit të Akcisës, nën juridiksionin e të cilës ndodhet zyra e Garancive Fiskale, ka urdhëruar që nga kjo e fundit të realizohej në sistem transferimi i garancive nga magazina fiskale e Kodër Mëzezës në Tiranë për në magazinën fiskale të G-43 në Ballsh. Ky veprim i ka hapur rrugën shoqërisë “Tea Construction & Petrol” sha që të kryente “virtualisht”, në sistem lëvizjen e produktit naftë virxhin.

Gjithashtu, ka dyshime që kjo shtetase duke shfrytëzuar pozicionin e saj, ka ndikuar në vartësit e saj në degët doganore në Fier, që të kryejnë më pas veprime fiktive për mbërritjen e produktit në magazinën fiskale G-43 në Fier. Këto veprime dhe mosveprime të saj kanë sjellë si pasojë që shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës prej 242.755.600 lekë, vlerë e cila konsiderohet dëm ekonomik për shtetin dhe të arrij qëllimin e saj kriminal.

Duke vepruar në këtë mënyrë ky shtetas ka shkelur rregullimet ligjore te parashikuara në: Rregulloren e Brendshme të drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, VKM-në nr. 612, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të akcizës” Ligjin nr.61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë, etj.

 

Roli i Mirarbër Teneqexhiut

Mirarbër Teneqexhiu, nën cilësinë e tij si Kryetar i Degës së Doganës Tiranë, ka nxjerrë urdhërin e punës datë 14.08.2014, për heqjen e plumçeve dhe lëvizjen e mallit pa verifikuar më parë ekzistencën e dokumentacionit të domosdoshëm ligjore për kryerjen e këtij veprimi(ekzistencën e pronësisë nga subjektit të magazinëns fiskale, ekzistencën e garancisë si për magazinën pritëse ashtu edhe për lëvizjen e mallit). Përpos kësaj, ky shtetas nën cilësinë e kryetarit të degës (pasi mungonte shefi i zyrës së akcizës), nuk ka marrë masa për njoftim e lëvizjes së mallit të zyrës pritëse.

Këto veprime dhe mosveprime të tij kanë sjellë si pasojë që shoqëria “Tea Construction & Petrol”sha,t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës prej 242.755.600 lekë vlerë e cila konsiderohet dëm ekonomik për shtetin dhe të arrij qëllimin e saj kriminal. Duke vepruar në këtë mënyrë ky shtetas ka shkelur rregullimet ligjore të parashikuara në: Urdherin nr.4150, datë 05.03.2013 të Drejtorit të përgjithshmë të Doganave, rregulloren e Brendshme të degës së doganës, VKM-në nr. 612, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të akcizës” Ligjin nr.61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë”.

 

Roli i Alfred Bushit

Alfred Bushi, nën cilësinë e shefit të akcizës. Pas mbërritjes “Virtualisht” të produktit në një magazinë fiskale në mbikqyrje të degës së Dokanës Fier, nuk ka kryer asnjë veprim për mbiqyrjen dhe kontrollin e tij. Kështu, edhe pse ka rënë në dijeni të faktit se në magazinën fiskale G-43, ka mbërritur një sasi e konsiderueshme prokukti akcize (evidencat janë dërguar nga subjekti çdo muaj dhe në sistem është pasqyruar lëvizja, këtë të fundit ka detyrimin ligjore ta mbikqyri çdo ditë), nuk ka kryer asnjë verpim. Këto mosverime të tij kanë sjellë si pasojë që shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës prej 242.755.600 lekë, vlerë e cila konsiderohet dëm ekonomik për shtetin dhe të arrij qëllimin e saj kriminal.

Kjo pasi nëse shtetasi Alfret Bushi, nën cilësinë e tij si shef i zyrës së akcizës do të kishte vepruar në përputhje me rregullimet ligjore që normojnë verpimtarinë e tij, do të ishte bërë e mundur evidentimi me koh i aktivitetin kriminal dhe shtetasi Adrin Xhillari nën cilësinë e admnistratorit të shoqërisë “Tea Construction & Petrol” sha,, nuk do ti jepej kohë të tjetërsonte asest e shoqërisë dhe të largohej jashtë vendit.

Duke vepruar në këtë mënyrë ky shtetas ka shkelur rregullimet ligjore te parashikuara në: Urdherin nr.4150, datë 05.03.2013 të Drejtorit të përgjithshmë të Doganave, rregulloren e Brendshme të degës së doganës, VKM-në nr. 612, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të akcizës” Ligjin nr.61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë”.

 

Roli i Adrian Alikajt

Adrian Alikaj, në kryerjen e detyrës së tij si doganier akcize, në momentin që ka bërë plumbosjen e magazinën fiskale në G-43 , Ballsh, nuk ka respektuar detyrimet ligjore që lidhen me mënyrën e plumbosjes së një depozite. Duke mos administruar dokumentacionin përkatës dhe duke paqyruar në procesverbal rrethana të cilat nuk përputhen me faktet/aktet përkatëse (DSHA, fletë peshimi, etj) Këto mosveprime të saj kanë sjellë si pasojë që shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës prej 242.755.600 lekë, vlerë e cila konsiderohet dëm ekonomik për shtetin dhe të arrijë qëllimin e saj kriminal.

Duke vepruar në këtë mënyrë kjo shtetase ka shkelur rregullimet ligjore te parashikuara në: Urdhërin nr.4150, datë 05.03.2013 të Drejtorit të përgjithshmë të Doganave, rregulloren e Brendshme të degës së doganës, VKM-në nr. 612, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të akcizës” Ligjin nr.61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë”.

 

Roli i Syrja Misirajt

Syrja Misiraj në kryerjen e detyrës së tij si doganier akcize, në momentin që ka bërë çplumbosjen e magazinën fiskale në G-43, Ballsh nuk ka respektuar detyrimet ligjore që lidhen me momentin dhe dokumentacion përkatës për kryerjen e këtij veprimi.) Këto mosverime të tij kanë sjellë si pasojë që shoqëria “Tea Construction&Petrol” sha, t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës prej 242.755.600 lekë, vlerë e cila konsiderohet dëm ekonomik për shtetin dhe të arrij qëllimin e saj kriminal.

Ndërsa Ortenca Zorba dhe Elona Jareci në kryerjen e detyrës së tyre si doganiere akcize, në momentin që kanë bërë ç’plumbosjen e magazinën fiskale në Kodër Mëzez, nuk kanë respektuar detyrimet ligjore që lidhen me mënyrën e transferimit të produktit “naftë virgin”. Këto mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë që shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha,t’i shmanget pagesës së taksës së akcizës prej 242.755.600 lekë vlerë e cila konsiderohet dëm ekonomik për shtetin.

Shqiptarja.com

Next Post

Arrestohet deputetja e VV Albulena Haxhiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com